LajmeRajon

Albin Kurti nesër merr pjesë në forumin e mbështetur nga Soros, Haki Abazi humb kontrollin

Ish-zëvendëskryeministri në qeverinë Kurti, Haki Abazi, duket se është nervozuar për shkak të një bashkëbisedim që lideri i tij do ta mbajë nesër me publicistin Veton Surroi, e që ky bashkëbisedim është organizuar nga KFOS – Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, të themeluar nga George Soros, shkruan Insajderi.

Abazi, në një shkrim të tij në Facebook, ka thënë se Sorosi, me përfaqësuesit e tij në Kosovë, kanë qenë në vazhdimësi në përkrahje dhe kanë financuar studime të opsionit të ndarjes së Kosovë.

Ai po ashtu, me fjalë të ashpra, ka thënë se Sorosi bashkë me përfaqësuesit e tij kanë sabotuar dhe shantazhuar punën e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

“Sorosi me përfaqësuesit e tij në Kosovë kanë qenë në vazhdimësi në përkrahje dhe kanë financuar studime të opsionit të ndarjes së Kosovës, ata po ashtu e kanë sabotuar dhe shantazhuar punën e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës duke mbajtur dhe përkrahur pozicione në kundershtim me veprimet dhe objektivat institucionale”, ka shkruar Abazi.

Tutje, me të njëjtin ton, Haki Abazi, ka thënë se edhe sot në fazën e tranzicionit institucional, Sorosi me përfaqësuesit e tij janë në  tentim të penetrimit dhe ndikimit direkt në politikën Kosovare, duke aluduar kështu në bashkëbisedimin që Albin Kurti do ta ketë nesër, diskutim ky që është mbështetur nga Sorosi.

“Edhe sot në fazën e tranzicionit institucional, janë në tentim të penetrimit dhe ndikimit direkt në politikën Kosovare. Ata janë në përkrahje të opsioneve energjetike të bazuara në qymyr dhe hapjen e bazeneve të reja të qymyrit që është në kundërshtim të plotë me trendet zhvillimore Evropiane dhe globale dhe kundër konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe kundër sektorit të energjisë së ripërtritshme”, ka përfunduar Haki Abazi, dikur krah i djathtë i Albin Kurtit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close