BotaLajme

Alarmohet Izraeli: Raportohet se Irani do ta sulmojë me dron

Institucioni i mbrojtjes i Izraelit është në gatishmëri për një sulm të mundshëm me dron të Iranit, transmeton Gazeta Metro.

Sapo u raportua se inteligjenca izraelite ka marrë informata për sulm të mundshëm nga Irani.

Nuk mund të përjashtohet, sipas zyrtarëve të mbrojtjes, që dronët iranian të rrëzuar mbi Erbil disa ditë më parë po ashtu të ishin drejtuar në territorin izraelit, raporton Kan.

Sot edhe Kryetarja Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, ishte për vizitë në Izrael, ku ndër të tjera e cilësoi krijimin e shtetit të Izraelit si arritjen më të madhe të shekullit të kaluar.

Duhet të theksohet se në maj të vitit 2021, zyrtarët izraelitë akuzuan Iranin për lëshimin e një droni të armatosur që fluturoi në hapësirën ajrore izraelite në mes të Operacionit Guardian of the Walls. Netanyahu në atë kohë tha se “Irani dërgoi një UAV të armatosur në Izrael nga Iraku ose Siria”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close