
UEFA ka vendosur që Xhanluka Prestiani të mos marrë pjesë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Benfikës. Futbollisti argjentinas u bë protagonist i mesjavës së kaluar kur u ndalua ndeshja mes dy skuadrave pasi Vinicius e akuzoi se e kishte sharë “majmun”, një ofendim me sfond racist.
“Pezullim i përkohshëm i lojtarit të Benfikës, Xhanluka Prestiani.
Pas emërimit të një Inspektori Etik dhe Disiplinor (EDI) të UEFA-s për të hetuar akuzat për sjellje diskriminuese gjatë ndeshjes play-off të Ligës së Kampioneve UEFA 2025/2026 midis Benfika dhe Real Madrid më 17 shkurt 2026, dhe me kërkesën e EDI-t përmes një raporti të përkohshëm, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht z. Xhanluka Prestiani për ndeshjen e ardhshme (1) në një garë klubesh UEFA për të cilën ai përndryshe do të ishte i kualifikuar, për një shkelje prima facie të Nenit 14 të Rregullores Disiplinore (DR) të UEFA-s në lidhje me sjelljen diskriminuese.
Kjo do të thotë se pezullimi i tij vlen vetëm për ndeshjen e radhës, ndërsa në përfundim të hetimit të plotë, mund të ketë masa të tjera më të ashpra ndaj futbollistit nëse vërtetohet se ai ka kryer me të vërtetë sjellje raciste kundrejt Viniciusit.




