LajmeRajon

Aktakuza për Infermieren që rrahu të moshuarën në Pejë drejt përfundimit

Prokuroria Themelore në Pejë është në përfundim të ngritjes së aktakuzës ndaj Aurona Pelajt, të dyshuarës për rastin në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë është në përfundim të ngritjes së aktakuzës ndaj të dyshuarve për rastin në fjalë”, është shprehur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, njofton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së sotme u raportua se infermierja Aurona Pelaj, njëra nga të dyshuarat për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në “Orenda”, ka ikur në Gjermani. Pelaj, bashkë me dy punonjëset tjera të “Orendës” të dyshuara në po të njëjtin rast, janë lënë në mbrojtje në liri nga Gjykata Supreme në fund të nëntorit të muajit të kaluar.

Ndërkaq Klankosova.tv ka pyetur në Prokurorinë Themelore në Pejë nëse në vendimin e Gjykatës Supreme për të dyshuarat ka pasur ndonjë masë që pengon të njëjtat arratisjen nga vendi.

Nikçi tha se në momentin që Gjykata Supreme ka marrë vendim që të njëjtat të mbrohen në liri, e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore që atyre t’iu vazhdohet masa e paraburgimit dhe në të njëjtën kohë i ka hedhur poshtë edhe mundësitë që të dyshuarat të arratisen nga shteti.

Klan Kosova ndërkaq ka mësuar nga burime të veta brenda familjes së Pelajt se e dyshuara gjendet në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close