Gjatë mëngjesit të sotëm në një aksident në Kërçovë kanë humbur jetën dy vajza të reja të moshës 16 vjeçare të shkollës së mesme komunale “Drita”. Përmes një postimi në profilin e tij kryetari i komiunës së Kërçovës ka shpehur ngushëllime për familjet e viktimave duke shënuar se “Sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie.”, shkruan Top24
Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy vajzave 16-vjeçare, nxënëseve të gjimnazit “Drita”, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani, të cilat sapo po nisnin vitin e dytë në bankat shkollore.
Kjo humbje e parakohshme është plagë e rëndë për familjet e tyre, për gjithë Kërçovën dhe për shoqërinë tonë. Albina dhe Eriona lanë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat e të gjithëve.
Në këto çaste pikëllimi, bashkëndjejmë dhimbjen me familjet Abazi e Ramadani, me të afërmit dhe miqtë e tyre. Lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë kujtimi i Albinës dhe Erionës i përjetshëm!
U prehshin në paqe.
Sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie.