LajmeMaqedoni

Aksident i rëndë në Maqedoni, tre të vdekur, mes tyre një 15 vjeçare

Tre veta veta kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Shtip-Miladinovci, rreth gjysmë kilometër nga rruga me pagesë afër fshatit Kadrifakovë.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për nënë e bijë dhe një viktimë tjetër po ashtu femër. Sipas informacioneve të TV Telma, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa informacionet fillestare janë se një vajzë 15-vjeçare, një 37-vjeçare dhe një 62-vjeçare kanë vdekur në vend nga përplasja e dy automjeteve, përcjell INA.

Për momentin nuk dihen shkaqet për aksidentin. Zëdhënësja e SPB-së Shtip, Gordana Panajotova theksoi për MIA se bëhet fjalë për aksident ku sipas informacioneve të para një vajzë 15 vjeçare dhe një grua 62 vjeçare humbën jetën në vendin e ngjarjes. Ka edhe të lënduar me lëndime të rënda trupore, që janë hospitalizuar në spitalin klinik në Shtip.

Aksi rrugor ishte tërësisht i mbyllur pas çka janë krijuar kolona e gjatë me kilometra. Ky është aksident i dytë brenda një jave me pasoja fatale në këtë pjesë të Maqedonisë.(INA)

Related Articles

Back to top button
Close
Close