LajmeMaqedoniTopLajm

Ademi: Mickoski le të shohë përreth, oligarkët e VMRO-së dhe LSDM-së janë pasqyrë e korrupsionit në vend

Në një deklarat për media Arbër Ademi është përgjigjur  lidhur me akuzat e kryeministrit Mickoski për pasurim të funksionarëve në komunat shqiptare, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shohin përreth tyre dhe të vlerësojnë vetë situatën, shkruan Top24.

Ademi : Unë do të doja të përgjigjem në këtë drejtim me gjendjen reale në Republikën e Maqedonisë. Sot pasuria e 10 njerëzve më të pasur në Maqedoni të cilët janë të gjithë nga etnia maqedonase, kap shifrën e 3.24 miliard euro, domethënë 10 njerëzit më të pasur në Maqedoni janë gjithë etnisë maqedonase, me një shumë totale prej 3.24. miliar euro.

Shumica prej këtyre janë pronar të kompanive të cilët kanë dalë nga procesi i privatizimit, nga procesi kriminal i privatizimit të cilët perandoritë e tyre i krijuan nga zhvatja e pasurive publike shtetrore.

Nga 7 deri në 10 kompanitë më të fuqishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë produkt i drejpërdrejt  i procesit kriminal të privatizimit dhe sot kur flasim për korupsion dhe zhvatje të pasurisë publike është e rrugës që pikërisht të fillojmë nga këta persona të cilët zotërojnë gjysmën e ekonomisë së vendit dhe kur kryeministri i vendit flet për korupsion është e rrugës që të kthehet edhe kryeministri edhe VMRO-DPMNE në të djatht dhe në të majt po edhe përpara dhe të shehë gjendjen reale.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close