LajmeTeknologji

AirPods Pro të Apple tashmë ndihmojnë në problemet me dëgjimin

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e AirPods Pro të Apple si ndihmës dëgjimi.

Sipas njoftimit të bërë të enjten, përdoruesit mund të përdorin AirPods Pro të rinj së bashku me iPhone për të krijuar një profil të personalizuar dëgjimi që i shndërron ato në ndihmës dëgjimi të nivelit klinik.

Kjo është hera e parë që FDA miraton një softuer të tillë për ndihmës dëgjimi pa përshkrim të mjekut.

AirPods Pro 2 kushton 249 dollarë dhe është i përshtatshëm për individë mbi 18 vjeç me humbje të lehtë deri në të moderuar të dëgjimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close