LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti takon drejtorin e IRI-t amerikan për Europën, z. Paul McCarthy

Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka takuar drejtorin e IRI-t amerikan për Europën, z. Paul McCarthy shkruan TOP24.

“Njoftova z. McCarthyn për rëndësinë që BDI i ka kushtuar procesit të reformave brendapartiake dhe për rrjedhën aktuale të procesit transparent dhe demokratik të zgjedhjeve brendapartiake në më shumë degë të saj.

Në fokusin e bisedës sonë ishte edhe kontesti me Bullgarinë fqinje, me ç’rast shpreha vendosmërinë e vendit në rrugëtimin e eurointegrimit, ndërsa z. McCarthy përkrahjen e plotë për vazhdimin e dialogut konstruktiv deri në zgjidhjen përfundimtare të kontestit dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit të vendit tonë në BE.” shkruan Ahmeti në postimin e tij përcjell Top24,

Related Articles

Back to top button
Close
Close