
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka takuar zëvendës koordinatorin e grupit parlamentar të partisë gjermane CDU/CSU dhe kryetarin e delegacionit gjerman në NATO, z. Johann Wadephul, të cilit i ka shprehur vendosshmërinë e koalicionit qeverisës për të bërë hapat e nevojshëm drejt realizimit të aspiratës sonë të eurointegrimit, përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe konsistencës progresive në realizimin e reformave të nevojshme, shkruan Top24
Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja mbi sfidat dhe perspektivat e rrugëtimit tonë evropian të vendit me zëvendës koordinatorin e grupit parlamentar të partisë gjermane CDU/CSU dhe kryetarin e delegacionit gjerman në NATO, z. Johann Wadephul.
Shpreha vendosshmërinë e koalicionit qeverisës për të bërë hapat e nevojshëm drejt realizimit të aspiratës sonë të eurointegrimit, përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe konsistencës progresive në realizimin e reformave të nevojshme.
Përkrahja e Gjermanisë mike ka qenë faktor determinues i progresit tonë të deritanishëm, andaj kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë edhe tani në çastet vendimtare të ecurisë sonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.



