LajmeMaqedoni

Ahmeti uron zgjedhjen prof.dr. Sadudin Ibraimi rektor iri i UEJL-së, besimi i dhënë është dëshmi e përkushtimit tuaj akademik

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e prof.dr. Sadudin Ibraimi për rektor të ri të UEJL-së,  duke shënuar se “Besimi i dhënë është dëshmi e përkushtimit tuaj akademik, integritetit personal dhe vizionit për arsimin e lartë” shkruan Top24

Urime për Rektorin e ri të UEJL-së
I dashur prof.dr. Sadudin Ibraimi,
Me rastin e zgjedhjes në krye të Universitetit të Evropës Juglindore, ju shpreh urimet më të sinqerta dhe të përzemërta për këtë detyrë të rëndësishme dhe të nderuar.
Besimi i dhënë është dëshmi e përkushtimit tuaj akademik, integritetit personal dhe vizionit për arsimin e lartë. Uroj që mandati juaj të jetë i mbushur me suksese, zhvillim të mëtejshëm të universitetit dhe avancim të cilësisë në arsimim, kërkim shkencor dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Universiteti si institucion i dijes dhe i përparimit, ka rol kyç në formimin e gjeneratave të reja dhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të ditur. Në këtë rrugëtim të rëndësishëm, ju uroj shëndet, vendosmëri dhe vizion të qartë drejt së ardhmes.
Suksese në detyrë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close