LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Unë e Talati ta frenojmë rininë? Zoti na vret!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Jegunovca ka deklaruar se nuk do t’i shkojë afër ish ministrit të kësaj partie, të ndjerë, Abdulaqim Ademi, derisa nuk e çon në vend amanetin e tij. Të realizojë reformën në BDI dhe t’i jepet ajo që e meriton, rinisë.

Tha se as ai, e as kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi si një ndër individët më në moshë në BDI, nuk mund ta ndalojnë rininë.

“Unë nuk i shkoj afër Abdulaqim Ademit pa e kryer amanetin e tij. Reformën në BDI dhe rinisë t’i jepet meritokraci. Mbi supet tona t’i ngritim gjeneratat e reja. Mos të pretendojmë se ne jemi më të mençurit, sepse sot të rinjtë dinë nga 2-3 gjuhë të huaja. Sot të rinjtë dinë të menaxhojnë dhe punojnë. Në çdo institucion ndërkombëtarqë e dërgojmë, na nxjerrin faqebardhë. Dhe ne? Unë e Talati të frenojmë rininë? Zoti na vret!”, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close