
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar kryetarët e Drenasit dhe Skenderajit si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Pas takimeve, Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka dërguar mesazhin se vetëm të bashkuar mund të ecet drejt fitoreve të mëdha, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim, njofton Top24
“Sot në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë pata kënaqësinë të takoj dhe të uroj miqtë e mi: Ramiz Lladrovcin për mandatin e ri në krye të Drenasit, Sami Lushtakun për mandatin në krye të Skenderajit dhe Bedri Hamzën për detyrën e re si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Këto ditë të rëndësishme sjellin jo vetëm përgjegjësi të reja, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkim, unitet dhe koordinim mes të gjithëve që punojnë për interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të Kosovës.
Vetëm të bashkuar, me vullnet të mirë dhe me vizion të qartë, arrihen fitoret më të mëdha”, tha Ahmeti.



