LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti takon Johannes Hahn: Integrimi në BE mbetet prioritet i pakontestueshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u zhvilloi një takim miqësor me ish komisionerin Johannes Hahn, me të cilin konstatuan se BE-ja mbetet prioritet i pakontestueshëm, shkruan Top24

Gjatë bisedës u diskutua mbi rëndësinë strategjike të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si proces kyç për stabilitetin afatgjatë, konsolidimin demokratik dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Në takim u theksua se rruga evropiane mbetet prioritet i pakontestueshëm dhe interes kombëtar, që kërkon përgjegjësi dhe vendosmëri politike nga të gjithë faktorët institucionalë.

Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i bashkëjetesës dhe funksionimit demokratik të shtetit multietnik, në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane.

Po ashtu, bashkëbiseduesit ritheksuan nevojën për reforma të qëndrueshme dhe dialog politik konstruktiv, me qëllim forcimin e besimit mes komuniteteve dhe rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare të vendit në procesin e integrimit evropian.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close