LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti s’ka pranuar’, Sela: Jam i gatshëm për debat publik me Ali Ahmetin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Sela deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se kreu i BDI Ali Ahmeti nuk është më pranë qytetarëve ashtu siç thotë më shumë se të tjerët.

Sela çdo ditë është në shërbim të qytetarëve edhe për shkak të profesionit si mjek ndërsa shtoi se është i gatshëm për debat publik LIVE me Ali Ahmeti.

Sipas Ziadin Selës, Ali Ahmeti nuk ka pranuar për debat publik ndërsa tregoi se i ka dhënë dy variante.

“I kam thënë, dy variante, zgjidh ku të duash në cilën studio dhe me cilin gazetar do, nëse s’pranon këtë, jam i gatshëm edhe për tjetrën, e gjithë kryesia e ngushtë e atij përballë meje.”-tha Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close