
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ekipin e IRI-t të udhëhequr nga drejtori i zyrës rajonale, z. Paul Prososki, dhe përfaqësuesja për Maqedoninë e Veriut znj. Ilina Mangova, shkruan Top24
Sot prita në takim ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) të udhëhequr nga drejtori i zyrës rajonale, z. Paul Prososki, dhe përfaqësuesja për Maqedoninë e Veriut znj. Ilina Mangova.
Para të pranishmëve vlerësova lartë kontributin e IRI-t në zhvillimin e demokracisë në vend, dhe i falenderoi ato për mbështetjen dhe bashkëpunimin permanent me BDI-në, nëpërmjet projekteve të ndryshme.
Ne vazhdojmë ta kultivojmë këtë partneritet të rëndësishëm dhe me angazhimin tonë në intensifikimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien.



