LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Pres, që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pret që BDI-ja të dalë fitues absolut nga zgjedhjet që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Pasi ka hedhur votën, Ahmeti ka thënë se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë meqë fituesit i pret punë e madhe siç është procesi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Kreu i BDI-së ka thënë se forcat politike që i fitojnë zgjedhjet do të kenë detyra historike për vendin.

Ahmeti ka dhënë këtë përgjigje kur është pyetur se a pret të dalë fitues.

“Tani, nëse nuk e thyeni heshtjen zgjedhore unë mund të flas edhe për këtë temë, por dihet që ne kemi punuar mjaftë, kemi shpjeguar mjaftë opsionet tona, platformat tona, dhe unë pres që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close