LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Populli ka shumë mllef ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot ka filluar takimin me strukturat partiake dhe popullin duke filluar nga Kumanova me moton “Me popullin për Europë”. Gjatë këtij takimi në Kumanovë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se në popull ndjehet shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”, preferencial të pushtetit të cilët verbësisht i shërbejnë patronit të tyre, shkruan Top24

6m 
Sonte në Mateç të komunës së Likovës nisëm mbledhjet e hapura të degëve tona me qytetarët dhe me strukturën partiake.
Folëm për Europën, për vetingun, për legjitimitetin, për të ardhmën.
Në popull ndjej shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”, preferencial të pushtetit të cilët verbësisht i shërbejnë patronit të tyre.
Populli është kundër këtij nënçmimi dhe sonte foli zëshëm në kundërshtim të politikave që cënojnë barazinë dhe të arriturat si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit si dhe ato që na largojnë nga Europa.

https://www.facebook.com/share/p/zS9GS7wH2KBpzJ4q/

Related Articles

Back to top button
Close
Close