Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të kinematografisë shqiptare Mirush Kabashi, shkruan Top24
Me keqardhje pranova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të kombit, Mirush Kabashi.
Mbi 100 role në skenën e teatrit dhe në kinematografinë kombëtare e bëjnë Mirushin të pavdekshëm, kontribues të padiskutueshëm në promovimin e vlerave tona kombëtare.
Kurrë nuk do të harrohen interpretimet e tij me aq emocion për atdhedashurinë dhe lirinë, ai frymëzim që ngjallte mes nesh kur jehonte zëri i tij.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kabashi, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! U prehtë në paqe!



