LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti për Fadil Grajqevcin: Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar veprimtarin Fadil Grajqevci simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në Jugosllavi, themeluesin e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, shkruan Top24

“Në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Fazli Grajqevcin, simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në Jugosllavi, themeluesin e Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Regjimi jugosllav e burgosi, e torturoi, e mposhti trupin e tij, por nuk arriti ta gjunjëzojë asnjëherë shpirtin e tij atdhetar që i dha forcë indit tonë kombëtar për jetësimin e amanetit për lirinë e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fazli Grajqevcin! Lavdi 🇦🇱” shkruan Ahmeti.

.

Related Articles

Back to top button
Close
Close