
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti po qëndron në Tiranë për të nderuar për herë të fundit presidentin Bujar Nishani i cili ndroi jetë në Gjermani pasi nuk i mbijetoi pasojave post Kovid, shkruan Top24.
Ahmeti shkruan “Në Presidencën e Republikës së Shqipërisë me nderime të mëdha i dhamë sot lamtumirën e fundit, ish presidentit Bujar Nishani.
Çdo homazh i realizuar nga personalitete dhe qytetarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është dëshmi e mirënjohjes ndaj personalitetit të tij që kontriboi sinqerisht në çështjet e mirëqenies dhe bashkëpunimit mbarëkombëtar.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty miku im!



