
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte ka takuar banorët e Dollnenit ku është pritur me një entuziazëm të pa parë dhe me një shpresë se ndryshimi është më se i domosdoshëm një ditë e më parë. Hapja madhështore e shtabir zgjedhorë në këtë komunë dha mesazhine prerë dhe dëshmoi fuqinë dhe se e ardhmja ndërtohet mbi respekt, barazi dhe perspektivë evropiane, shkruan Top24
Dollneni në këmbë për plebishitin e 19 tetorit!
Sonte, hapja madhështore e shtabit komunal në Dollnen dëshmoi fuqinë e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve tanë. Mobilizimi i jashtëzakonshëm tregoi qartë se shqiptarët nuk pranojnë më nëpërkëmbje, nuk lejojnë shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit dhe dinjitetit të tyre kombëtar.
Nga Dollneni u dha mesazhi i prerë: E ardhmja ndërtohet mbi respekt, barazi dhe perspektivë evropiane.
Ky është plebishiti i dinjitetit, i barazisë dhe i vendimeve që i marrim vetë.
Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon qytetarët për besimin dhe mobilizimin. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, vetëm të bashkuar do të fitojmë!



