LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti mikpritet nga presidenti Begaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot takoi presidentin Bajram Begaj, përcjell Top24.

“Sot në Presidencën e Republikës së Shqipërisë takova Presidentin z. Bajram Begaj, me të cilin bashkëbiseduam rreth perspektivës europiane të vendeve tona dhe mbarë rajonit, sfidave të këtij misioni të përbashkët, si dhe mbi projektet e bashkëpunimit kombëtar që janë kryefjala e veprimtarisë sonë.

Bashkëbiseduam me Presidentin Begaj për thellimin e bashkëpunimit tonë kombëtar përmes realizimit të projekteve të vendkalimeve të përbashkëta kufitare One Stop Shop, Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, projektit të Portit të Durrësit dhe të atij të Portit të thatë në Strugë, si dhe përkushtimin për realizimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara ndërqeveritare.

Ndamë të njëjtin qëndrim mbi nevojën e vazhdimësisë së politikave konsistente properëndimore, unitetin veprues kur janë në pyetje ardhmëria europiane dhe çështjet me interes të lartë kombëtar, duke potencuar edhe rëndësinë e zgjidhjes përfundimtare të kontesteve mbi parimet e njohjes së ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

E ardhmja jonë e përbashkët është Europa!” Shkruan Ahmeti në fb. TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close