
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka uruar z. Muharrem Salihu për kandidaturën e tij për eurodeputet ga ana e koalicionit italian “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës”, shkruan Top24
Me gëzim e pranova lajmin e zyrtarizimit të kandidaturës për eurodeputet të aktivistit të shquar politik në mërgatë, e në veçanti për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, z. Muharrem Salihu nga ana e koalicionit italian “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës”.
Përcjell mbështetjen time maksimale për këtë kandidaturë historike dhe apeloj që shqiptarët në Itali dhe me të drejtë vote kudo të japin votën e tyre për të siguruar praninë e zërit të tyre në Parlamentin Europian në zgjedhjet që do të mbahen nga 6 deri më 9 Qershor.
Zgjedhja e z. Muharrem Salihut në Parlamentin Europian do të jetë e një rëndësie të jashtëzakonshme në misionin e promovimit të vlerave tona kombëtare dhe të integrimit të mbarë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
https://www.facebook.com/share/p/hua28QwKg3ic1wd8/



