
Kryetari i Bashkimit Demokrtik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar komandatin Ismet Jashari i njohur si komandant Kumanova në përvjetorin e rënies së tij duke shkruar se;
“Në përvjetorin e përjetësimit të tij, Ismet Jasharin e përkujtojmë si një nga luftëtarët e parë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kumanova dhe Maqedonia e veriut dhe kontribues të madh të çështjes kombëtare e një nga themelet e pavarësisë së Kosovës bashkë me të gjithë dëshmorët, martirët, veprimtarët ndër gjenerata.
I përjetshëm kujtimi për komandant Kumanovën dhe gjithë dëshmorët e kombit!
LAVDI”



