LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti kujton 29 vjetorin Ahmet Haxhiu-t: Mbollën farën që të lulëzojë përjetë pranvera e lirisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profiline tij ka kujtuar sot 29 vjetorin e veprimtarit të[ çështjes kombëtare prijësin e lëvizjes ilegale  Ahmet Haxhiun, shkruan Top24

“Koha nuk mund të zbehë kujtimet për heroizmin e veprimtarëve të çështjes kombëtare, të atyre që qëndruan në këmbë në çastet kur një gjë e tillë ishte e patjetërsueshme për të arritur lirinë.

Plejadës së atyre veprimtarëve prijës të lëvizjes sonë ilegale i përkiste edhe Ahmet Haxhiu, të cilin e kujtojmë me mall dhe krenari në 29 vjetorin e shuarjes nga jeta.
Idealin e tij kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet, burgosjet dhe torturat e rregjimit, shpirti i tij i guximshëm u bë forcë e amanet në damarët e shumë trimave dhe bashkëveprimtarëve.
Ahmet Haxhiu me shokët e tij të idealit mbollën farën që të lulëzojë përjetë pranvera e lirisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! LAVDI!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close