
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Bajram Rexhepi mbrëmë ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili po qëndron në Shkup në kudër të takimit të liderëve. Ahmeti takimin me Ramën e quajti një takim vëllazërorë ku u diskutua për – Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit; – Marrëdhëniet ndëretnike në vend; – Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, shkruan Top24
Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian.
Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces.
Diskutuam për:
– Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;
– Marrëdhëniet ndëretnike në vend;
– Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane.
Falënderoj Kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme të barazisë dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.








