LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Duhet të respektohet vota e komunitetit shumicë në vend

Ali Ahmeti kryesuesi i Frontit Evropian, tha se ata janë fitues dhe se kjo duhet të respektohet. Ai akuzoi se VMRO-ja ka ndihmuar Vlenin dhe për këtë arsye, oponenti kryesor i Frontit ishte pikërisht VMRO-ja.

“Me një dallim me oponentin dhe realisht ne oponent kryesor kemi pasur VMRO-në sepse VMRO-ja ka ndihmuar shumë Vlenin, por dallimi është mbi 30.00 vota. Do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të Front janë për anëtarësimin në BE”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se ata, nga ky cikël kanë dalë me 19 mandate.

“Sipas përllogaritjeve që i kanë bë ekipet e puns, ka mundësi që të lëvizet në mandatin 20, por deri tani të betonuara janë 19 mandate. Edhe ata të cilt kanë votuar oponentët, ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që nuk kanë votuar për ne, sepse ky është rregull i demokracisë. Ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim, at na e kanë dhënë qytetarët, shumica e shqiptarëve dhe komuniteteve të vogla, të cilët i falënderojmë”, tha Ahemti.

Ai kërkoi që të respektohet vota e shumicës së komunitetit shumicë në vend dhe për këtë duhet të mbajmë llogari dhe përgjegjësi të gjithë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close