LajmeTopLajm

Ahmeti: Dënoj ashpër kindapimin e policëve të Kosovës nga ana e policisë serbe

Kryetari i Bashkimit Demokratit për Integrim z.Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me kindapimin e policëve kosovarë paraditen e sotme nga ana e policisë serbe,shkruan Top24

Ahmeti në postimin e tij shkruan:

Thellësisht i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre.

Pala serbe duhet ti ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjelltë.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar.

Tani është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti rajonal dhe perspektiva jonë europiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close