
Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në SHBA ku një aeroplan është përplasur me një helikopter, përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar lideri i Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmeti i cili shkruan:
Bashkëndjejmë dhimbjen me popullin amerikan për ngjarjen e rëndë që ka goditur SHBA-të, ku një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar pas një përplasjeje në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk me tre ushtarë.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të dashurit e viktimave të aksidentit tragjik ajror pranë Washington, D.C.
Jemi me ju në lutje dhe mendime, dhe do të qëndrojmë pranë jush në këtë kohë të vështirë.




