LajmeMaqedoni

Afrim Gashi takohet me ushtruesin e detyrës ambasador të Katarit, Rashid Bin Said Al-Hajarin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Rashid Bin Said Al-Hajarin, ushtrues detyre ambasador i Shtetit të Katarit.

Gjatë takimit, Kryetari Gashi vlerësoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të RMV-së dhe Këshillit Shura të Katarit. Ai gjithashtu dënoi sulmin e fundit në Doha, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Katarit dhe nënvizoi se veprime të tilla militante duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar.

Ambasadori Al-Hajarin theksoi se prioritet në të ardhmen duhet të jetë promovimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i diplomacisë parlamentare midis dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për zhvillimin e takimit dhe shprehën pritshmërinë që miqësia dhe bashkëpunimi mes dy shteteve të forcohet dhe të avancohet më tej në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close