LajmeMaqedoniTopLajm

Afrim Gashi takohet me kryetarin e ri të LSDM-së

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot është takuar me kreun e LSDM-së dhe mandatarin për formimin e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, përcjell shenja.

Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend dhe hapat e rinj për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të ndodhë ditëve në vijim.

“Sot, së bashku me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini ishim në takim në selinë e LSDM-së, ku na priti kryetari i ri, Dimitar Kovaçevski.
Duke ia uruar detyrën e re kryetarit të posazgjedhur të socialdemokratëve, z. Kovaçevski, mes tjerash folëm edhe për të ardhmen e shtetit dhe planin qeveritar për shtet me orientim europian dhe progresiv. Alternativa, si pjesë e qeverisë së re, do të jetë e përkushtuar në avancimin e shtetit drejt familjes europiane dhe ndërtimin e shtetit progresiv”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close