
Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar në lidhje me dilemat e përhapura në opinion sa i përket regjistrimit apo evidentimit të diasportës gjatë procesit të regjistrimit.
“Mërgata jonë është ajo që për dekada të tëra ka mbajtur gjallë jo vetëm ekonominë por edhe ekzistencën tonë si popull, ka mbajtur gjallë ndjenjën tonë, krenarinë tonë. Popujt e tjerë e kanë problem ta kuptojnë këtë lidhshmëri në një trung të përbashkët që quhet komb. Prekja e diasporës për ne shqiptarët nënkupton prekje të tërsisë tonë, nënkupton ngacmim të indit tonë më të ndjeshëm. Pikërisht për këtë, veprimi jonë është i padiskutueshëm që diaspora të ngel pjesë e barabartë në këtë shtet dhe në asnjë moment nuk do të viet në dyshim. Çdo qytetar që përkohësisht jeton në diasporë dhe që do të regjistrohet do të jetë pjesë e barabartë e regjistrimit si çdo qytetar tjetër i RMV-së dhe Lëvizja BESA qëndon garancë për këtë!“, ka shkruar Azizi në Facebook.



