LajmeMaqedoni

Adnan Azizi: Kur i shoh studentët e organizuar, më bëhet zemra mal

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë, duke e vlerësuar mobilizimin e tyre si shenjë shprese dhe ndryshimi.

“Sa shumë e kemi pritur ta dëgjojmë zërin e studentëve. Ata janë zëri i të vërtetës, i shpresës dhe i ndryshimit.
Sot, studentët protestuan për një të drejtë të mohuar me dekada si pasojë e dështimit të BDI-së. Një çështje që VLEN do ta zgjidhë shumë shpejt.
Edhe pse ne kemi dhënë zotimin për zgjidhje, protesta e tyre nuk është pengesë. Përkundrazi, është forcë. Sa herë i shoh të organizuar, më bëhet zemra mal. Kjo na kujton kohët kur studentët bartnin mbi supe procese të mëdha për dijen dhe dinjitetin.
Ndërkohë, ata që për 22 vite e lanë këtë problem pa zgjidhje, sot tentuan të përfitojnë politikisht në emër të studentëve. Por studentët folën qartë: nuk ka vend për hipokrizi. Reagimi i tyre e tregoi vendin e secilit.
Ata që shkatërruan arsimin dhe devalvuan universitetet, duhet të turpërohen, e jo të dalin në ballë të protestave.
Ne kemi qenë gjithmonë me studentët: dje, sot dhe nesër” ka shkruar Adnan Azizi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close