
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi njëherot profesor në Universitetin e Tetovës përmes një postimi ka reaguar duke theksuar se protesta e studentëve mbështetet nga të gjithë pa dallim ideje, feje apo përkatësie politike, janë në mbështetje të protestës dhe në mbështetje të zbatimit të gjuhës shqipe ashtu siç e parasheh ligji, shkruan Top24
“Po, e vërtetë është që shumica e profesorëve, pa dallim ideje, feje apo përkatësie politike, janë në mbështetje të protestës dhe në mbështetje të zbatimit të gjuhës shqipe ashtu siç e parasheh ligji.
Të çuditshëm janë ata pak që janë kundër.” shkruan Arbër Ademi.




