
Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.
Gjatë këtyre ditëve, siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, delegacioni ynë përpara ekspertëve të Komisionit Evropian realizoi mbi 40 prezantime sa i përket kornizës ekzistuese ligjore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, intervenimeve në tregun bujqësor, sistemeve për kontroll të cilësisë të produkteve bujqësore, mekanizmave tregtar, implementimi i masave anti krizë si dhe shumë aspekte të tjera që rregullojnë plasmanin e produkteve bujqësore në vendin tonë.Top24



