
Në fshatin Pallçisht të poshtëm më 06.Korrik u organizuan proesta nga banorët e këtij fshati pasi komuna e Bogovinës publikoi një viedeo nga rezervuari i fshatit Pallçisht duke theksuar se në Pallçisht ka ujë të mjaftueshëm por keqpërdoret. Kjo video bëri që banorët të kundërshtojnë fuqishëm dhe duke përgënjeshtruar komunën e Bogovinës, kështu më 13.Korrik të këtij viti u paraljmëruan protesta për shkak se siç thonin ata “mos përfilljes nga ana e komunës së Bogovinës”, por dy ditë më vonë këto protesta u anuluan në saje të një marrëveshje 6 pikëshe që u nënshkrua nga Bashkësia Lokale dhe kryetari i komunës Besnik Emshiu, shkruan Top24.
Pas kësaj marrëveshje brenda afatit dhjetë ditësh që ishte nënshkruar marrëveshja asnjë projekt nga ato në fjalë nuk filloi dhe kështu banorët më 26.Korrik, u organizuan protesta duke bllokuar rrugën në afërsi të pompës HIT Oil ku mori pjesë edhe kryetari i komunës duke i akuzuar si protesta politike.
Nga këto protesta dhe marrëveshjes së re mes protestuesve dhe kryetarit të komunës Besnik Emshiu nuk u realizua sërish asnjë projekt nga të premtuarit përveç të një rrugice.
Gjatë kësaj periudhe brenda fshatit kishte plasur një gyp e që komuna nuk kishte vepruar më shumë se dy javë dhe kjo u publikua në faqen “Pallçishti ndër shekuj”.
Gati tre muaj pas këtyre ngjarjeve lind pyetja “A u mashtruan banorët e Pallçishtit”?
https://fb.watch/fHZLjjccb3/
https://www.facebook.com/100000447265365/videos/424842042964888/
https://www.facebook.com/groups/1931603637119437/permalink/3282766918669762/