LajmeRajon

A po “ndëshkohet” në vendlindje? – Veç 62 vota për Fatos Gecin në Skenderaj

Deputeti i partisë Guxo, Fatos Geci, nuk ka gjetur përkrahje në qytetin e tij të lindjes, në Skenderaj, ku ka marrë vetëm 62 vota deri tash.

Ky rezultat me sa duket vjen si pasojë e “ndëshkimit” nga qytetarët pas deklaratave të tij skandaloze rreth ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

Kandidati për deputet nga lista e VV-së, gjatë një seance në Kuvend, pati deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi do ta kishte fatin e njëjtë me Naim Murselin, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Geci e përforcoi këtë qëndrim edhe pas intervistës së Thaçit dhënë Blendi Fevziut.

Teksa mediat citonin Thaçin të kishte thënë se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar“, Geci kishte lënë një koment direkt: “Mirë që ke u përgatit se tash më 19 maj lidhesh për krejt jetën”.

Ndërkohë në total deri në këto momente sipas KQZ-së, Geci ka arritur të mbledhë gjithsej 1 mijë e 407 vota, transmeton Klankosova.tv.

Related Articles

Back to top button
Close
Close