KurioziteteLajme

A keni dëgjuar për metodën 6-1? Kjo do t’ju ndihmojë të kurseni para në blerjet ushqimore

Shefi Will Coleman, i cili drejton llogarinë @chefwillco në TikTok dhe Instagram, ka shpikur një metodë të blerjeve ushqimore të quajtur 6-1, për të cilën ai pretendon se mund t’i ndihmojë familjet të kursejnë para kur bëjnë blerje.

– Sa herë që shkoni në pazar, përdorni metodën 6-1. Merrni gjashtë perime, pesë fruta, katër ushqime proteinike, tre ushqime me niseshte, dy salca ose kremra dhe një gjë argëtuese për të bërë për veten tuaj, thotë Coleman në një video virale të Tik Tok që ka 1 milion shikime.

Eksperti i kuzhinës me bazë në Nju Jork dhe personaliteti i medias inkurajon njerëzit të testojnë metodën për t’i bërë blerjet ushqimore më argëtuese.

– Kjo i bën blerjet ushqimore shumë më të lehta, shumë më të lira, dhe thjesht hyni dhe dilni nga dyqani, në mënyrë që të mos humbni shumë kohë atje. Metoda 6-1 lindi nga nevoja për të thjeshtuar përvojën time të blerjeve ushqimore, tha Coleman.

I frustruar nga shpenzimi i tepërt i kohës në tregje, prishja e sendeve ushqimore dhe tejkalimi i buxhetit, ai doli me këtë metodë për të thjeshtuar procesin dhe për të zgjidhur ato sfida. Duke vepruar kështu, ai uli shpenzimet e tij dhe mori ushqim më cilësor në vend që të paguante ushqime të shtrenjta të paketuara ose të përpunuara.

“Ju mund të jeni shumë më kreativ për atë që vendosni në kuzhinë, dhe është gjithashtu më e shëndetshme,” shtoi Coleman.

Me këtë mënyrë të blerjes së ushqimit, ju mund të merrni të gjithë makronutrientët që ju nevojiten, por gjithashtu duhet të siguroheni që të reduktoni konsumimin e ëmbëlsirave, ushqimeve, pijeve të gazuara dhe frutave dhe perimeve të tepërta. Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se produkte të tilla që prishen do të kalbet dhe do të përfundojnë në mbeturina në fund të javës gjithsesi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close