LajmeMaqedoniTopLajm

A ishte Arben Fetai kumbara e takimit Mickovski – Devolli?

 Antipodi i Albin Kurtit përmes Arben Fetaut mik i Mickovskit

Sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickovski, ka takuar pronarin e kompanisë “Devolli”, Shkëlqim Devolli një njeri që nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu shpalli luftë publikisht, madje Kurti nuk ka reshtur së akuzuari që ai eka blerë opzitën në Kosovë. Ky nerativ i Kurtit ndaj kompanisë “Devolli” dhe KlanKosova u reflektua edhe në zgjedhje ku gazetarët e KlanKosovës sulmoheshin e fyheshin duke i quajtur KlanSerbia. Sot pas gati gjashtë muajsh aktivistët e LVV-së e kanë sjellur në Shkup, Shkëlqim Devollin njeriun të cilit Albin Kurti i kishte shpallur luftë  me qëllimin e vetëm për të takuar kryeministrin Mickovski.

Zëvendëskryeminstri Arben Fetai, gjatë bashkëudhëtimit të tij në ASH, personalisht Arben Fetai i kishte propozuar takim me Shkëlqim Devollin kryetarit të ASH-së Arben Taravari. Sot duke tërhequr një paralele, me ngjarjet që po ndodhin lind pyetja kujt i shërben Arben Fetai?

Kujtojmë se Shkëlqim Devolli i pati organizuar mikpritje madhështore Ali Ahmetit dhe kryeministrit të parë shqiptarë Talat Xhaferi në Kosovë, të cilëve ju prezantoi kompanitë e DEVOLLËVE ndërsa Kurti po i luftonte duke tentuar të mbyll televizionin KlanKosova.

Takimi Mickovski-Devolli duket që do të bëj kthesën e madhe në skenën politike në dy vendet fqinje ose Arben Fetai përmes ish shokëve të PSD-së po tenton ta godas Albin Kurtin për të kaluarën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close