
Në Daily Click në TV21, ku i ftuar ishte nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, u diskutua edhe për ngjarjet e fundit politike. Ademi foli edhe për ish-bashkëpartiakun e tij Izet Mexhiti i cili aso kohe kërkonte largimin e Artan Grubit nga BDI-ja. Ademi tha se atëherë e ka pas gabim Mexhiti, por shtoi se edhe sot e ka shumë gabim.
“Unë mendoj se Mexhiti e ka pasur gabim aso kohe, e ka shumë shumë gabim edhe sot.
TV21: Për z.Grubi po flasim
Ademi: Angazhimi ynë politik nuk lidhet me individ. Edhe mua mund të mos me pëlqej dikush ose të më pleqej më pak të jetë jasht preferencave të mia individuale dikus që sot është në BDI por kjo nuk do të thotë se unë nga sot do duhet të shkoj dhe të bëhem me VMRO-në, me Levicën, me ZNAM-in”, tha Arbër Ademi- nënkryetar i BDI-së.



