LajmeMaqedoniTopLajm

A është e vërtetë që në autobusin e “Besa Trans” është kontrabanduar një ton naftë dhe 30 mijë fishekzjarre?

Prokurorët bullgarë mohuan në një konferencë shtypi se në autobus kishte tuba nafte. “Ka versione që ka pasur tubacione karburanti. Ai version prej nesh është hedhur poshtë. “Tre rezervuar u gjetën, por ato ishin bosh, ka mbetje të naftës të përdorura nga autobusi dhe zjarri nuk ka ndodhur nga ato,” tha Borislav Sarafov, zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë. Sarafov tha se nuk ka pasur shpërthim në vend, por goditja e fortë që është dëgjuar ka qenë nga përplasja e autobusit në trotuar. Sipas tij, shkeputja e bankinave dhe fërkimi i autobusit, nga e cila kishte shkëndijë, është ndoshta shkaku që autobusi mori flakë. Duket qartë se nuk ka pasur shpërthim, siç thuhet në shkrimin, ku spekulohet se shpërthimi është shkaktuar nga materiali piroteknik që transportohej në autobus. Pretendime të tilla i ka mohuar edhe agjencia “Besa Trans”, autobusi i së cilës është djegur nga zjarri, raporton vërtetmatësi.

Një profil në facebook shpërndan informacione spekulative në lidhje me aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona nga Maqedonia dhe u plagosën 7. Sipas postimit, në autobus u kontrabanddduan 30 mijë fishekzjarre dhe një ton naftë.

Artikulli që shpërndahet në postim paraqet informacione të pa verifikuara dhe jozyrtare, ndërsa media i referohet si “informacioneve nga hetimi”.

Jozyrtarisht, në pjesën e përparme të autobusit ka pasur një rezervuar ilegal me kapacitet 1000 litra naftë, gjë që sigurisht ka ndikuar që ky aksident të kthehet në një tragjedi, duke qenë se sistemi i çdo automjeti kur bëhet fjalë për vendndodhjen e rezervuari ofron rregulla strikte sigurie. Por ajo që është më tronditëse dhe jozyrtarisht e zbuluar nga Infomax është se autobusi transportonte një sasi të madhe të lëndëve piroteknike që do të përfundonin në tregun maqedonas para festave të Vitit të Ri. Përveç rezervuarit shtesë, autobusi kishte një magazinë të posaçme për kontrabandën e mallrave dhe në këtë rast u transportoheshin materiale piroteknike ose rreth 30 mijë fishekzjarre, thuhet në artikull.

Spekulimet dhe dezinformatat për kontrabandën e naftës vërshuan mediat në Bullgari dhe Maqedoni, dhe ato nxitën raportet se nafta në Turqi ishte më e lirë dhe se ishte praktikë e shoferëve nga Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria që ta sillnin këtë karburant nga Turqia.Shkrimi që po shqyrtojmë shkoi një hap më tej, duke pretenduar se përveç naftës, autobusi kontrabandonte edhe 30 mijë fishekzjarre, ndonëse fishekzjarrët nuk janë përmendur në asnjë nga raportimet fillestare në mediat bullgare. Spekulime të tilla kanë mbërritur edhe në shtypin e huaj, kështu që “Daily Mail” ka transmetuar nga “Infomax” pretendimet se janë transferuar materiale piroteknike dhe naftë, të cilat kanë ndikuar që zjarri të jetë fatal.

Sipas raportimeve të mediave lokale, zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit pasi kanë shpërthyer 30 mijë fishekzjarre të ruajtura në bagazh, raporton “Daily Mail”.

Të nesërmen, megjithatë, Daily Mail, duke cituar burime zyrtare, korrigjoi raportet për fishekzjarre në autobus, duke thënë se hetuesit nuk e besonin një skenar të tillë dhe se një informacion i tillë ka të ngjarë të jetë i pavërtetë.

Deklaratat shtesë të zyrtarëve gjithashtu konfirmojnë se një informacion i tillë është i pasaktë.

Pretendimet se në autobus kontrabandohej naftë dhe lëndë piroteknike, fillimisht u mohuan nga agjencia Besa Trans, autobusi i së cilëve u dogj nga zjarri.

Si agjenci informojmë publikun, por edhe familjet e viktimave në rastin tragjiki se autobusët në asnjë rast nuk kanë pasur rezerva me naftë apo lëndë piroteknike. Këto janë spekulime nga ata që duan të përfitojnë nga kjo tragjedi. Kapaciteti i përgjithshëm i autobusit ishte 450 deri në 500 litra naftë, për përdorim vetëm për nevojat e autobusit. “Edhe një herë kërkojmë nga mediat që të mos përdorin këto dezinformata me çka edhe më tepër i lëndojnë familjet”, kanë thënë nga Besa Trans.

Edhe prokurori publik maqedonas Ljubomir Jovevski i tha publikut se në autobus nuk kishte rezervuare në të cilat është kontrabanduar naftë. Jovevski i vlerësoi këto informacione si spekulime dhe tha se në vendin e aksidentit ka parë tre të tilla, por ato ishin bosh dhe nuk ishin djegur. Prandaj, siç theksoi Jovevski, nuk mund të jenë shkaktar i aksidentit.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se nuk ka informacion se në autobus ka rezerva të naftës.

Ndërkohë prokurorët bullgarë mbajtën një konferencë për shtyp, ku prezantuan gjetjet fillestare të hetimeve për aksidentin e madh. Ata mohuan se në autobus kishte naftë shtesë.

Borislav Sarafov, zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar, tha se dyshimi kryesor ishte se ndoshta ishte një gabim njerëzor, i cili u përkeqësua nga shenjat e papërshtatshme të autostradës. Sarafov tha se trotuari ku ka goditur shoferi i autobusit ishte jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte nga përplasja e autobusit në trotuar. Shkëputja e metaleve mbrojtëse dhe fërkimi i autobusit, nga e i cila kishte shkëndijë, ndoshta është arsyeja pse autobusi mori flakë, tha Sarafov.

Pra, është e qartë se nuk ka pasur shpërthim, siç thuhet në artikullin që po shqyrtojmë, ku spekulohet se shpërthimi është shkaktuar nga materiali piroteknik që është transportuar në autobus.

Ka versione që kishte rezerva karburanti. Ai version prej nesh është refuzuar. Janë gjetur 3 rezervuare, por kanë qenë të zbrazëta, ka mbeturina të naftës që përdor autobusi dhe zjarri nuk ka rënë nga to, tha Sarafov.

Sipas autopsisë së hetuesve bullgarë, të gjithë pasagjerët në autobus kanë vdekur nga afiksimi, gjë që konfirmon edhe një herë se në autobus nuk ka pasur shpërthim të lëndëve piroteknike, pasi nëse do të kishte një gjë të tillë do të kishte gjurmë të shpërthimit mbi trupat e të vdekurve, dhe do të kishte mbetje nga lëndët shpërthyese. Asgjë e tillë nuk u gjet në vendin e aksidentit.

Autopsitë kanë mbaruar dhe tregojnë se të gjithë kanë vdekur nga afiksimi, jo nga lëndimet në aksident. Ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Janë angazhuar ekspertët më të mirë auto-teknik dhe është caktuar analiza nga zjarrfikësit për intensitetin e zjarrit, tha Sarafov.

Nga e gjithë kjo mund të konstatohet se në autobusin e “Besa Trans” nuk është kontrabanduar naftë dhe fishekzjarre, siç theksohet në shkrimin që po analizojmë. Në vendngjarje janë gjetur tre rezervuarë, të cilët kanë qenë bosh dhe nuk janë djegur. Nuk ka shenja shpërthimi, çka do të thotë se nuk është e vërtetë se ka pasur shpërthim të shkaktuar nga 30 mijë fishekzjarrët që u transportuan në autobus, siç pretendon shkrimi. Dëshmi për këtë është hetimi i cili ka rezultuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur nga afiksimi, gjegjësisht në trupat e tyre nuk ka pasur gjurmë të shpërthimit. Prandaj postimin që e shqyrëqtuam e vlerësojmë si të pavërtetë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close