LajmeMaqedoni

A do të ketë ndryshime në çmimin e tarifave për importin e makinave të përdorura në Maqedoni? Ja çfarë thotë zv/drejtori i Doganave

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Garip Kapa në Daily Click në TV21 foli edhe për importin e veturave të përdorura në Maqedoninë e Veriut,. Kaba thotë se pavarësisht zërave të ndryshëm, deri tani nuk ka nismë për ndryshimin e çmimeve për tarifat e importit.

“Nuk ka diçka të tillë. Nuk ka iniciativë që do të jepte mundësi, do të jepte para opinionit informacion se do të ketë ndryshime të tarifave doganore për makinat e përdorura. Njëherë për njëherë, nuk ka diçka të tillë. Ne jemi institucion që funksionojmë në kuadër të Ministrisë së Financave, edhe iniciativat e ndryshme sigurisht që burojnë për këtë sistem, burojnë nga Ministria, por edhe nga Qeveria. Ne jemi aty për të dhënë propozime, dhe mundësisht ato do të kualifikohen, do të analizohen dhe në kuadër të Qeverisë, ndoshta, ndoshta, nuk po them tani, por në të ardhmen”, tha mes tjerash Kaba.

Related Articles

Back to top button
Close
Close