
Pas themelimit dhe mbajtjes së kongresit të parë të Lidhjes Shqiptare (LIS), të udhëhequr nga ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në opinionin politik kanë nisur diskutimet mbi rolin vendimtar që mund të ketë ky subjekt në zhvillimet e ardhshme politike në vend, shkruan Top24L
Së fundmi u raportua për gjoja bisedime mes Selës dhe përfaqësuesve të qeverisë lidhur me një përfshirje të mundshme të Lidhjes Shqiptare në ekzekutiv. Megjithatë, këto informacione u demantuan nga përfaqësues të partisë, duke mohuar ekzistimin e negociatave zyrtare për hyrje në qeveri.
Pavarësisht mohimeve, njohës të rrethanave politike vlerësojnë se LIS mund të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm në skenën politike shqiptare, duke përcaktuar apo thënë ndryshe duke qenë vendimtar për qeverinë e ardhëshme veçanërisht nëse arrin të konsolidojë strukturat e saj dhe një rikthimi të fuqishëm.
Në një periudhë kur raportet ndërmjet partive shqiptare të atyre në pushtet dhe opozitë, vazhdojnë të ndryshojnë, çdo subjekt politik që arrin të fitojë besimin e votuesve mund të ketë rol kyç vendimtarë në formimin e shumicave parlamentare dhe qeveritare në zgjedhjet e ardhëshme kurdoqofshin ato. Për këtë arsye, mbetet për t’u parë nëse Lidhja Shqiptare do të pozicionohet si pjesë e ndonjë koalicioni qeverisës apo do të ndërtojë profilin e saj politik nga opozita për të paspërcaktuar se kush do të jetë shumica e re mes dy blloqeve aktuale politike shqiptare në vend.
Një gjë është e sigurt: pas kongresit të fundit, Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës ka hyrë zyrtarisht në garën politike, ndërsa pesha e saj reale do të matet në përballjet e ardhshme zgjedhore.



