
Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela kërkoi më shumë maturi dhe seriozitet nga politikbërësit në Maqedoninë e Veriut dhe sidomos atyre maqedonas, në lidhje me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sela u shpreh se tanimë nuk bëhet fjalë për pranimin apo jo të propozimit francez, por për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.



