BotaEkonomiLajme

Bill Gates: Kripto valutat janë mashtrim për budallenjtë

Themeluesi i Mickrosoft në konferencën e TechCrunch tha se kriptovalutat dhe NTF janë mashtrim. ” këta trende janë mjete digjitale, janë 100% të themeluara nga ” teoria për budallenj të mëdhenj”, tha Gejts, citon televizioni CNN Business. BIll Gejts u ndërlidh me teorinë se ndonjëherë mund të fitohen para me blerjen sende të vlefshme nëse ato gjëra më vonë mund të shiten me çmim më të shtenjtë.

Në këtë rast, një “budall” mund të blej një pronë shumë të shtrenjtë, duke menduar se mund tia shes një ” budallai më të madh” nga ai dhe në këtë të marë fitimin. Kjo mund të funksionoj deri sa ka mjaftueshëm “Budallenj” të gatshëm të paguajn më shumë. Por kur askush nuk do të blej seria kërset dhe fillon rënia e çmimit.

Gejts tha se nuk tregtohet me kriptovaluta dhe se i ka qeshur Bored Apes NFT duke bërë shaka se “Fotot e shtrenjta digjitale të majmunëve shumë do ta përmirësojnë botën”. Në vend të saj, Gejts tha se preferon investime tradiconale.

“Më shumë jam i interesuar të investoj në paisje, si ferma që kanë prodhim ose kompani të cilat ofrojnë prodhime të vërteta” tha ai.

Deklaratat e Gejts vinë në kohë kur Bitcoin dhe kriptovalutat tjera janë në rënie të lirë. Në nëntor të 2021, Bitcoin ariti majat prej 69.000 dollarë. Që atëherë, kriptovaluta më e vlefshme në botë humbi dy të tretat nga vlera e saj dhe sot ariti rreth 20.000 dollarë. Vetëm nga java e kaluar rënia e saj është 25%.

Bill Gejts më herët ishte skeptik për kriptovalutat. Në intervistë për Bloomberg në 2021 tha se është ndryshe kur Elon Mask dhe Tesla investojnë në bitcoin e ndyshe është kur investitorët mesatar e ndjekin shembullin e tij.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close