LajmeShowbiz

Reperi që rrahu Noizy, thuhet se po keqtrajtohet në burg

Në profilin e Instagramit të Cllevios është publikuar një reagim duke thënë se është duke u keqtrajtuar gjatë paraburgimit në Fier.

Për të thuhet se është me të vjella dhe për 4 ditë nuk është duke marrë trajtim mjekësor.

Gjithashtu thuhet se Cllevio është duke u mbajtur në një dhomë mizerabel.

Përmes këtij shkrimi iu është bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda që të marrin masa.

Kujtojmë se 36-vjeçari në fillim të kësaj jave u arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Thuhet se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.

Ndërsa, një shpërthim me tritol në lokalin e Rigels Rajkut-Noizy ndodhi pak ditë pas përleshjes fizike mes tij dhe Cllevio. Në një dëshmi të dhënë për policinë, Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me reperin Cllevion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close