LajmeRajonTopLajm

Vuçiç; Sholtz i prerë dhe i ashpër kërkoi të vendosim sanksione ndaj Rusisë

Presidenti Vuçiç tha se ka informuar kancelarin Sholtz për të gjitha detyrimet që Prishtina nuk i ka përmbushur nga marrëveshja e Brukselit.

“Biseduam për integrimet europiane të Serbisëm, kancelari Sholc solli energji të re dhe shpresë të re për të gjithë në ballkanin perendimorë, ai dëshiron ti dëgjoj të gjithë dhe të ketë një pasqyrë të saktë për zgjerimin e BE-së.

Kancelari në formë të ashpër dhe të prerë kërkoi që Serbia të kyqet në sanksionet ndaj Federatës Ruse respektivisht ti mbështesë masar restriktive të cilat BE i ka vëndosur ndaj tyre. I fola për qëndrimin tonë dhe për situatën specifike rreth Kosovës, për energjinëm sidhe për rapposrtet tradicionale me Rusinë. Biseduam edhe për dimrin që po vjen tha presidenti Aleksandar Vuçiç në press konferencën e sotme.

Vuçiç më tej shtoi se kjo është biseda e tretë me radhë me kancelarin gjerman Sholtz.

Vuçi më tej shtoi se ” Edhe në bisedën e parë në vendin tonë, pafundësisht i jam mirënjohës që erdhi dhe na vizitoi në Beograd dhe që mundëm hapur dhe sinqerisht të flasim për të gjitha temat e rëndësishme. Ishte bisedë e rëndësishme me mua por mendoj ishte e rendësishme të kuptohen mendimet për çështje me rëndësi, tha Vuçiç.

Në fund Vuçiç shtoi se Serbija dhe Gjermania gjithnjë e më mirë bashkëpunojnë në planin ekonomik, shkruan N1 përcjellë Top24

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close