LajmeMaqedoniTopLajm

Mickovski kërkon garanci se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë është kërkesa e fundit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë në emisionin  “Prizma” është shprehur se nëse kërkesat e Bullgarisë hyjnë në kornizën negociuese, kjo do të ishte kapitulim për Maqedoninë, dhe se VMRO-DPMNE do të votonte kundër ndrshimeve në Kuvendin e Maqedonisë.

“Kam thënë dhenënkupton që po asimiloheni, bullgarizoheni dhe bëheni pjesë e BE-së, ose asnjëherë nuk do të jeni pjesë e BE-së nëse nuk i bëni këto. Nëse arrinë të votohet në Kuvend, ne do të votojmë kundër këtyre ndryshiimeve”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisjtan Mickoski.

Lidhur me kërkesën që bullgarët të futen në Kushtetutën e Maqedonisë, Mickoski qartësoi se për t’u biseduar për këtë, Bullgaria duhet të japë garanca se kjo do të jetë kërkesa e fundit dhe nuk do ta bllokojë më Maqedoninë, por edhe ta shfuqizojë rezolutën e votuar në Parlamentin bullgar në vitin 2019.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close