LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Pacolli mesazh Kurtit,aty ku janë 3 kryeministra shqiptarë asgjë e keqe smund të ju vijë shqiptarëve bëhu i katërti

Ish presidenti i Kosovës përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar rreth samitit të mbajtur dje dhe sot në kuadër të Ballkanit të Hapur, duke i kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që Kosova të bëhet pjesë e Open Ballkan, shkruan Top24.

“Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!” shkruan Pacolli, përcjellë Top24.

Behxhet Pacolli në postimin e tij më tej ka marur shembull Britaninë e Madhe e cila sipas pacollit themeloi Bashkimin Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës.

Pacolli më tej shton se Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane.
Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit.
Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!
Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës.
Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane.
Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!

Related Articles

Back to top button
Close
Close